Nga: ZONJA VJOLLCA
1 kokërr vezë
3 lgj sheqer
1 ½ filxhan miell
1 lk pluhur pjekës
150 ml qumësht
1 filxhan mollë e grirë
1 lk kanellë
Pak kripë
Vaj për skuqje

Në një tas rrahim vezën me sheqerin, trazojmë miellin me pluhurin pjekës dhe pak kripë dhe e shtojmë gradualisht në tasin me vezë dhe sheqer. I përziejmë mirë përbërësit duke e holluar brumin me pak qumësht derisa të na formohet një brumë i lëshuar. Grijmë mollët në kubikë shumë të vegjël ose në rende, i pudrosim me pak kanellë dhe menjëherë i shtojmë tek brumi. I trazojmë mirë së bashku dhe e lemë brumin të pushojë për 10 minuta. Nxehim ndërkohë vajin në tigan dhe skuqim petullat nga të dy anët derisa të zverdhen. I largojmë duke i vendosur në një letër kuzhine dhe më pas i shërbejmë me pak reçel ose mjaltë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb