Sëmundja e aparatit urinar është një sëmundje serioze që karakterizohet me maisjen e glomerulëve dhe prishjen në shkallë të ndryshme të funksionit të veshkave. Prek më tepër meshkujt se sa femrat. Në zhvillimin e sëmundjes rol të padiskutueshëm luan edhe faktori i alergjisë.

Zakonisht sëmundja fillon 10-15 ditë pas kalimit të një katari të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, të një gripi apo të një sëmundje me temperaturë të lartë. Sëmundja fillon përnjëherësh ose gradualisht. Ka ngritje të tensionit arterial, manifeston marrje mendsh, dhimbje koke, zhurmë në vesh. Urina është me gjak (hematurë).

Ka disa metoda për thërrmimin e disa gurëve të butë dhe të mesëm në veshka:

Merrni 1 dorë të plotë me kallinjtë e gjethe diellit. Ziejni në 1 litër ujë për 20-30 minuta. Pas kullimit, pini 2-3 gota para buke. Kjo metodë shërben për dy gjëra: edhe për infeksionin, edhe për shkrirjen e gurëve në veshka, kur janë me përmasa të vegjël.

Ziejmë majdanoz dhe lëngun e tij e pimë 2 gota uji me çaj para buke. Këtë kurë e përdorim 1 muaj rresht.

Merrni 1 dorë me fara bostani (pjepër). Shtypen dhe copëtohen, pastaj zihen në 1 litër ujë për 20-25 min. Pasi kullohen, pini 2 gota në ditë, në mëngjes esëll dhe në darkë vonë.

Edhe dardha ka një efekt të madh në rastet e pezmatimit të veshkave nga gurët në rrugët urinare. Merrni 15-30 gr gjethe në 50 gr ujë. Ziejini për 10-15 min dhe pini 3 herë nga 1 gotë para buke./shendeti/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb