Sporti shqiptar goditet sërish nga një skandal dopingu. Boksieri shqiptar Rexhildo Zeneli është pezulluar nga lojërat olimpike europiane në Baku, pasi ka rezultuar pozitiv në testet antidoping.

Boksieri 19­-vjeçar do të ndeshej të premten, më 19 qershor në kategorinë nën 60 kg, por është pezulluar nga garat, pasi në urinën e tij kishte përmbajtje të furosemidës, substancë kjo e ndaluar nga Agjencia Botërore e Antidopingut.

“Z. Zeneli, boksier nga Shqipëria, dorëzoi një mostër të urinës më 13 qershor e cila u çua në laboratorin e certifikuar në Austri për analiza. Në të u gjet furosemidë, e cila është substancë e ndaluar”, shkruan një deklaratë e Komitetit Olimpik Europian.

 

(m.k/Panorama/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: