VLORE– Lundrimi në Portin e Vlorës është pezulluar mëngjesin e sotëm për shkak të motit të keq. Në Port nuk ka mbërritur ende trageti i linjës Brindisi-Vlorë, i cili duhet të ankorohej në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm.

Sakaq, mësohet se trafiku detar është i pezulluar, dhe mjetet lundruese janë në radhë.

Dallgët brenda gjirit në Vlorë arrijnë rreth 5 ballë, ndërsa jashtë tij në 7-8 ballë.

Ndërsa në Portin e Durrësit, mësohet se deri më tani nuk ka probleme për mjetet lundruese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: