Koreja e Veriut ka pranuar një propozim të fqinjit jugor për të zhvilluar bisedime në fund të këtij muaji, përpara një samiti të ardhshëm, sipas një raportimi.

“Koreja e Jugut njoftoi dje Phenianin se kërkonte të zhvillonte bisedime, javën e ardhshme, në qytetin kufitar Panmunjom”, sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve Yonhap.

“Koreja e Veriut e ka konfirmuar sot kërkesën për bisedime nëpërmjet kanalit të komunikimit kufitar duke thënë se do të dërgojë një delegacion me tre anëtarë, të kryesuar nga kryetari i Komitetit për Bashkimin Paqësor, Ri Son-gwon”, sipas një deklarate të Ministrisë së Unifikimit.

Ri zhvilloi një takim me ministrin koreano-jugor të Unifikimit, Cho Myoung Gyon më 9 janar, në Panmunjom, mbi bisedimet e para zyrtare që do të zhvillohen midis dy vendeve pas më shumë se dy vitesh.

Takimi u realizua me pjesëmarrjen e Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike dimërore, në Pyeongchang.

Presidenti koreano-jugor, Moon Jae In dhe lideri koreno-verior, Kim Jong Un, kanë planifikuar të takohen në fund të muajit prillit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: