Kjo ka qenë java më e “nxehtë” politikës që pas zyrtarimit të qeverisë “Rama 2”. Akuzat për një implikim të mundshëm të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në trafik droge pas përgjimeve të dala nga autoritetet italiane ka ngriut peshë të gjithë politikën shqiptare.
Megjithatë emisioni “Kjo Jave” në News24 me rubrikën e tij humoristike nuk ka hezituar të fiksojë momentet më pikante të kësaj jave.
Një prej momenteve është kur protagonisti i kësaj jave, Saimir Tahiri, teksa foli për herë të parë pas publikimit të përgjimeve, tha “i kisha harru këto konferencat e shtypit kështu”.
Një tjetër rast është edhe momenti i debatit mes ministrit Ditmir Bushati dhe Genc Pollo. “Saliu u bë 74, u bëftë edhe 100 vjeç. Sali i kuq nuk shkon, Sali të kuq unë nuk kam njohur, po e shoh sot”. “Ju silleni si halabak,” i përgjigjet Pollo, shkruan BalkanWeb.
Pjesë pikante e kësaj jave është edhe kur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa operatorët e televizioneve nuk janë bërë ende gati, u thotë gazetarëve: Ec të pijmë një kafe.
Gjatë kërkimit të një opinioni të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në lidhje me çështjen “Tahiri” nga gazetarët, Xhafaj i drejtohet gazetares së Neës24 dhe BalkanËeb, Klodiana Lala: “Ti Klodi gjithmonë për të vajtur në Vlorë i bie nga Berati”, pastaj teksa largohet dëgjohet të thotë: “Pse ça kam bërë unë, i kam rënë qemanes?”
Deputeti socialist, Bledi Çuçi, njëherë anëtar i Këshillit të Mandateve, në një deklaratë për shtyp, në dukje teksa priteshin të vinin gazetarë të tjerë, i thotë gazetares që ka përballë: “Hajde e bëjmë dyshe”.
(e.f/BalkanWeb)