TIRANË- Rubrika humoristike e emisionit “Kjo javë” që transmetohet çdo të shtunë në News 24, ka pasur shumë çfarë të mbledhë nga java e ngjeshur politike që lamë pas, raporton BalkanWeb.

Që nga seanca maratonë ku u prezantua programi i qeverisë së re e deri tek betimi i tyre para Presidentit Ilir Meta kanë qënë të shumta lapsuset apo gabimet e bëra nga ligjvënësit dhe deputetët e rinj shqiptarë.

Të vëmendshëm për lëvizjet dhe sjelljet e tyre, gazetarët e “Kjo Javë” kanë arritur të kapin “mat” disa prej emrave më të njohur të politikës.

Kështu kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ngatërruar fjalën mirëqënie, dhe ka shqiptuar diçka tjetër. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi është shfaqur tejet i menduar në sallë, ndërsa në një moment është kapur duke “nxjerrë” gishtin e mesit.

“Mat” është kapur edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu që gjatë seancës maratonë të Kuvendit për shtatë palë qejfe ka luajtur “solitare” në celularin e tij.

E për t’i vënë kapak këtij muhabeti, kemi kryeministrin e vendit, Edi Rama, i cili nga emocionet apo jo, ka harruar të vërë dorën mbi Kushtetutë dhe të shqiptojë fjalën “betohem” tek Presidenti.
kryemadhi

Klosi

Mediu

Rama 2

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb