GJIROKASTËR- Policia e Tepelenës ka sekuestruar 23 kg drogë por nuk ka mundur të kapë poseduesin e tyre, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër u bë shpallja në kërkim e shtetasit S.Z., 25 vjeç, banues ne fshatin Kalivaç, Memaliaj.

Ditën e djeshme në aksin rrugor Kalivaç-Krahës, shtetasi S.Z., me automjetin e tij “Fiat Punto”, pas thirrjes që i është bërë nga shërbimet e policisë për të ndaluar, ky shtetas është larguar me shumë shpejtësi, ku në rrugë ka hedhur 2 thasë plastmasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Më pas ky shtetas ka braktisur automjetin në fshatin Krahës.

Nga shërbimet e policisë vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.
Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 23 kg e 500 gram, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po kryhen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe po punohet për kapjen e këtij shtetasi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: