Festivali më i madh europian Eurovizioni 2018 mund të konsiderohet pa frikë këtë vit si festivali i shqiptarëve, për numrin e pjesëmarrësve dhe rezultateve të kënaqshme të arritura prej tyre.

Tre këngëtarët shqiptarë që ndonëse përfaqësonin tre shtete të ndryshme arritën rezultate mjaft të kënaqshme. Pas Izraelit që arriti të zërë vendin e parë, e dyta u rendit shqiptarja Eleni Foureira që përfaqësonte Qipron.
Eleni-Foureira-at-the-rehearsals-of-the-first-semi-final-of-the-Eurovision-Song-contest-2018-in-Lisb

Në vend të 5-të në Eurovizion u rendit Ermal Meta që përfaqësonte Italinë bashkë me Fabricio Moro.
meta4
Ndërsa në vend të 11-të, me një performancë të shkëlqyer u rendi Eugent Bushpepa, këngëtari që përfaqësoi atje flamurin kuq e zi.
bushpepa2
Shqiptari në bazë të shortit të hedhur më herët ka kënduar i 12 në natën finale.E para fundit ka kënduar shqiptarja tjetër që përfaqëson Qipron, Eleni Fouriera, e cila shpërthue skenën e Eurosong.

Dhe perfomranca e fundit ka qenë ajo e shqiptarit tjetër që përfaqësonte Italine, Ermal Meta. Bashkë me të ka kënduar dhe Fabrizio Moro, që kanë mallëngjyr të gjithë publikun në skenë por dhe teleshikuesit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: