Në 2013 ai i ishte shitur për 83 milion dollarë një blerësi nga New York-u, por që nuk arriti të paguajë shifrën.

Pink Star, diamanti më i madh rozë që ekziston, do të kthehet sërish në ankand në prill në Hong Kong.

Njoftimin e ka bërë Sotherby, shtëpia britanike e ankandeve, e cila e ka ekspozuar në Londër.

Me 59.60 karatët e tij, Pink Star, është diamanti më i madh rozë i klasifikuar ndonjëherë dhe vlerësohet me 60 milion euro.

Falë ngjyrës së tij dhe përmasave (ai kalon pothuajse të gjithë diamantet e tjerë rozë të gjetur ndonjëherë), ka deklaruar David Bennett, shefi i Sotheby’s, duke i lartësuar edhe më shumë cilësitë e diamantit të zbuluar në Afrikën e Jugut në 1999.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: