Teksa në Buckingham Palace të gjithë janë në pritje të bebit të tretë royal, edhe Pippa Middleton, 34 vjeç, motra e vogël e Dukeshës së Cambridge, njofton se është në pritje të një bebeje.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, financieri James Mattheës, do të jenë shumë shpejt prindër të fëmijës së tyre të parë. Lajmin e bën të ditur ‘The Sun on Sunday’ duke shtuar që ‘çifti është shumë i emocionuar’.
C_2_fotogallery_3012827_1_image
Pippa dhe James kanë dhënë njoftimin tek miqtë e afërt dhe familjarët, pasi Pippa ka kaluar 3 muajt e parë të vështirë të shtatzënisë. Një lajm shumë i bukur që vjen në një moment të vështirë për familjen, pasi babai i James, David, 74 vjeç, akuzohet për përdhunim.
Dukesha e Cambridge, ka qenë e para që ka marrë lajmin e mirë të motrës, ka thënë një burim pranë Kate Middleton.
Lajmi vjen, një javë pasi vëllai i vogël i James, ish ylli i ‘Made In Chelsea’ Spencer Mattheës, 28 vjec dhe e fejuara e tij Modelja Vogue Ëilliams, 32 vjec, njoftuan se presin fëmijën e tyre të parë.
C_2_fotogallery_3012827_2_image
Pippa që u martua me financierin James në maj të vitit të kaluar, pritet të lindë në tetor.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb