Andrea Pirlo beson se Juventusi është favorit për ta fituar duelin vendimtar për Scudetto kundër Napolit.

Zonja e Vjetër ka katër pikë më shumë se përcjellësi i parë për titull, ndërsa fitorja eventuale e të dielës, thuajse do t’i jepte fund garës për kampionin e Italisë, pasi Bianconerët do të ishin shtatë pikë përpara, katër xhiro para fundit të sezonit.

Edhe barazimi e lë Juven favorit për titull, ndërsa me fitoren e Napolit gjithçka do të ishte e hapur, pasi diferenca do të ishte vetëm një pikë dhe bardhezinjtë kanë disa duele jo të lehta deri në fund.

“Do të jetë një ndeshje vendimtare për Napolin, sepse ata janë të detyruar të fitojnë. Meqë Juventusi ka epërsi prej katër pikësh në tabelë, mendoj se është favorit”.

“Bianconerët mund t’i qasen ndeshjen në një mënyrë tjetër’, ka thënë Pirlo për Sky Sport Italia.
Pirlo e ka veshur fanellën e Juventusit gjatë viteve 2011-2015, ndërsa më pas u transferua në MLS te New York City.

Gjatë karrierës me Zonjën e Vjetër e ka fituar katër herë titullin e Seria A, një titull të Kupës së Italisë dhe dy trofe të Superkupës italiane, shkruan tg.

Njëherazi, ai ka luajtur edhe në finale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës (2015), të cilën Juve e humbi me rezultat 3-1.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb