Një tifoz ofendon lojtarin e Interit, Gary Medel, por kiliani nuk ia përton dhe ia kthen menjëherë përgjigjen. Interi zhvilloi ditët e fundit darkën e Krishtlindjeve dhe futbollistët e drejtuesit ishin të shoqëruar nga familjet. Si zakonisht, shumë futbollistë kanë postuar fotot në rrjetet sociale dhe këtë gjë ka bërë edhe mesfushori kilian Geri Medel, duke postuar në Instagram një foto së bashku me bashkëshorten e bukur.

Një koment në spanjisht ishte ofendues ndaj mesfushorit: “O Zot, ç’bën paraja. Po të mos ishe futbollist, dyshoj se kjo femër do të ishte me ty”. Ndërsa Medel u përgjigj menjëherë: “Falë punës sime kam paranë dhe kam gruan. Ik qaj te FIFA!”.

commento.tifoso.post.medel.bella.moglie

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: