Nga: ZONJA VJOLLCA
1 pako peta
5 kokrra vezë
250 gr djath
600 ml kos
100 ml vaj
kripë
1 gotë qumësht

Fillimisht rrahim vezët me pak kripë, me 4 lugë vaj ulliri, kosi dhe djath të thërrmuar. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit derisa të përftohet një masë e trashë. Në një tas të vogël përziejmë pak qumësht me vaj ulliri. Vendosim një pecetë në tavolinë dhe hapim mbi të petën. Hapim në të gjithë sipërfaqen e petës djathin e trazuar me kos, e mbledhim petën role më pas e mbështjellim si kulaç dhe e vendosim në anë të tepsisë. Kështu vazhdojmë me të gjitha petët derisa të mbushet komplet sipërfaqja e tavës. E vendosim byrekun në furrë në temperaturën 190 gradë Celsius për 25-30 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb