SHBA-Kanë zyrtarizuar fundin e ‘love story’ të tyre vetëm javën e kaluar, por Brad Pitt dhe Agelina Jolie jetonin të ndarë në shtëpi prej kohësh, çdonjëri prej tyre në këndin e tij, në shtëpinë e madhe në Hollywood.

Kështu thonë disa burime pranë çiftit për Us Weekly. Ndër të tjera aktori i është nënshtruar vullnetarisht një testi urine për të larguar akuzat për dhunë ndaj djalit të madh Maddox, 15 vjeç.
Saga e Brangelina nuk mbaron këtu, pasi për to do të flitet akoma për shumë kohë. Ndarja e tyre, e cila i habiti të gjithë, duket se ka qenë ‘e njoftuar’ prej kohësh. Së pari bashkëjetesa e ndarë në shtëpi e çiftit.

Në vilën luksoze të Los Feliz në Los Angeles, shtëpi që Brad e bleu në 2014, për 1.7 milion dollarë, aktori e ka zgjeruar më pas, për të pasur të gjithë familjen. Brad dhe Angelina ‘ndanin’ prej kohësh sipërfaqen 5400 metra katrorë, duke jetuar në zona të ndara të shtëpisë.

Ndërsa përsa i takon akuzave për dhunë ndaj djalit në avionin privat, me të cilin familja udhëtonte në 14 shtator, Brad nuk ka asgjë për të fshehur.
Angelina e akuzon se ka qenë i dehur dhe i rënduar psikologjikisht, por Pitt kundërshton dhe për këtë arsye ai i është nënshtruar vullnetarisht testit të urinës, duke vazhduar të thotë që nuk ka qenë nën efektin e alkoolit apo të ndonjë substance tjetër dhe nuk e ka dhunuar djalin e tij.

Aktori nuk i sheh fëmijët prej një jave tashmë, edhe pse ato pyesin për të, sipas asaj që shkruajnë tabloidet amerikane.
Pitt do të prezantohet përpara tyre i përjashtuar nga të gjitha akuzat.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb