SHKODER- Detaje të reja kanë dalë në dritë për atentatin me armë zjarri mesditën e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës, ku tre persona mbetën të plagosur. “News24” dhe “BalkanWeb” mëson se Arben Piolla, është i dyshuari kryesor i atentatit në Shkodër.

Mësohet se Piolla është pronar i automjetit tip “Daevu” me targa AA 440 NC që u gjet i braktisur pas ngjarjes.

Pas atentatit me armë, e pasi lanë tre të plagosur në mes të qytetit të Shkodrës, autorët ia kanë mbathur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, për të humbur gjurmët e policisë. Ndërkohë që policia në vendin e krimit arriti të gjejë armët me të cilën u qellua, një pistoletë, si dhe gëzhojat, së fundi mësohet se është gjetur edhe makina me të cilën ata ishin teksa bënë atentatin.

Automjeti i braktisur është gjetur në Zogoj. Sipas policisë, dyshohet se ata e kanë lënë aty e më pas kanë shkuar në mal për të humbur gjurmët.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb