ITALI– Një 44-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur sot në Itali. Ngjarja në fjalë ndodhi në Novi Liguri në orën 15:00, pak metra nga zyrat e postës.

Nga hetimet paraprake të ngjarjes, një person ka ndaluar para 44-vjeçarit, dhe më pas ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të këtij të fundit, duke e plagosur në këmbë. Fill pas krimit autori u arratis nga vendi i ngjarjes.

Qytetarët që u ndodhën në vendin e ngjarjes njoftuan ambulancën, e cila e transportoi me urgjencë shqiptarin në spitalin e Novi Ligures, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. ‘Oggi cronaca’ shkruan se policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit.

Ndërkohë, nuk dihen ende arsyet se pse ka ndodhur ngjarja, ndërsa po vijojnë hetimet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb