DURRES- Një plagosje me thikë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 18 të qytetit bregdetar për motive që ende nuk dihen.

Policia e Durrësit raporton se 20-vjeçari Elvis Metaj ka mbetur i plagosur rëndë me thikë, dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj thotë për “BalkanWeb” se i plagosuri po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Sakaq, policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 23.05.2018 , rreth orës 14:00, në lagjen Nr.18 Durrës është plagosur me thikë shtetasi E. M. 20 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Më të martë njoftim është ngritur grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, shtetasit G.GJ., 18 vjeç, G.R., 17 vjeç dhe A.LL. 46 vjeç, banues në Durrës, të cilët janë shpallur në kërkim. Po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton zyrtarisht policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb