Dy herë-kampionia e Wimbledon Petra Kvitova është plagosur pas një sulmi me thikë në shtëpinë e saj, bën me dije publicisti i saj Karel Tejkal.

Kvitova është shtruar në spital për të mjekuar krahun e saj të majtë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Incidenti ndodhi në qytezën Prostejov të Çekisë, dhe përshkruhet nga policia si një grabitje.

26-vjeçarja për momentin ndodhet në vendin e 11 në klasifikimin botëror, por është shpallur kampione në vitin 2011 dhe 2014 në Turneun e Anglisë, Wimbledon.

“Eshtë një sulm i rëndomtë, nuk e sulmuan si Petra Kvitova, por si një person të cilit donin t’i grabisnin shtëpinë,” tha Tejkal.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb