TIRANË – Një 16-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në kryeqytet pasi plagosi dy persona të tjerë.

Sipas policisë, pasditen e sotme rreth orës 16:25, në lagjen Nr.1, Bathore, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, ku kanë mbetur të dëmtuar dy shtetasit, A. B. dhe A. B. (vëllezër).

Ata aktualisht ndodhen në Spital Ushtarak dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes, policia bëri të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë të autorit të dyshuar, 16-vjeçarit L.C.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se në fillim të përfshirët në ngjarje janë zënë me grushta për motive të dobëta. Më pas 16-vjeçari në nerva e sipër ka marrë çiften dhe ka qëlluar dy vëllezërit.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 pistoletë dhe 1 armë gjahu. Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimim e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb