ELBASAN- Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në lagjen “11 Nëntori”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 22-vjeçari Xhon Rusta. Policia e Elbasanit ka identifikaur dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Juxhino Seferi.

NJOFTIMI I POLICISE
Pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Xh.R.,22 vjeç, menjëherë janë organizuar shërbimet për zbardhjen e ngjarjes. Si rezultat i reagimit të shpejtë e profesional u bë e mundur zbardhja në kohë e ngjarjes. Si rezultat i hetimeve paraprake të kryera nga Specialistët e Seksionit për hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Elbasan, kqyrja e kamerave dhe informacionet e marra në rruge operative, rezultoi se ngjarja ka ndodhur te rruga e” Konvikteve” në lagjen “11 Nëntori”, ku autori i dyshuar është shtetasi J.S, i cili është shpallur në kërkim. Po nga veprimet e kryera rezultoi se autori dhe i plagosuri udhetonin veç e veç me automjete dhe si rezultat i nje konfikti të çastit shtetasi J.S ka qëlluar menjeherë me armë zjarri pistolete nga mjeti i tij në drejtim të mjetit të shtetasit Xh.R.

Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi Xh.R është person me precedentë penal në fushën e Krimeve kundër personit dhe ka qënë i dënuar më për plagosje me armë zjarri. Matrialet hetimore iu referuan Prokorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë ” si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, implikimit ose jo të personave të tjerë në këtë ngjarje si dhe për kapjen e arrestimin e autorit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: