DURRËS-Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim pasi tentoi të vriste me thikë një person.

Ngjarja në fjalë ndodhi para dy ditësh në lagjen Nr.18 në Durrës, ku për motive të dobëta shtetasi me inicialet G.Gj., ka plagosur me thikë shtetasin me inicialet E. M., 20 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË
Ndalohet autori i cili para dy ditësh tentoi të vrasë me thikë një shtetas. Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës pas një pune hetimore dhe kërkimeve të pandërprera kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit, i cili dy ditë më parë tentoi të vrasë me thikë një shtetas tjetër.
Është ndaluar shtetasi:
•G.Gj. 18 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi i mësipërm, më datë 23.05.2018 , rreth orës 14:00, në lagjen Nr.18 Durrës, për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin E. M. 20 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 76, 22 dhe 279 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: