ELBASAN-Policia e Elbasanit arrestoi në flagrancë një person, pasi akuzohet se plagosi me thikë një të ri.

Burime zyrtare bënë me dije se Kujtim Pisha, 40 vjeç, akuzohet se në Lagjen “Haxhias” në bashkëpunim me shtetasit E.P., 19 vjeç dhe S.P., 22 vjeç banues në Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohen të kenë goditur me sende të forta dhe me mjet të mprehtë (thikë) shtetasin P.T., 30 vjeç banues në Elbasan.

Të njëjtat burime theksojnë se shtetasi P.T, është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia, ka bërë shpalljen në kërkim dhe po punon intensivisht për kapjen e dy bashkëpunëtorëve të përfshirë në konflikt. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: