SARANDË-Një 33-vjeçar ka rënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen e një personi. Ngjarja në fjalë ndodhi në 30 gusht, në lagjen ‘Nr.1’ të Sarandës.

Burime zyrtare bënë me dije se Kentjon Ismaili akuzohet të ketë plagosur shtetasin me inicialet S.A., 29 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË
Efektivët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë më datë 18.09.2017, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
Kentjon Ismaili, 33 vjeç, banues në Sarandë.
Ndaj shtetasit të lartpërmendur Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka nxjerrë urdhrin e ndalimit si i dyshuar për ngjarjen e ndodhur më datë 30.07.2017, në lagjen ”Nr.1”, Sarandë, ku është goditur shtetasi S.A., 29 vjeç. Ndaj tij rëndojnë veprat penale, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municioneve”, “Plagosje e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Kanosja”.
Materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme proceduriale.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: