DURRËS- Policia e Durrësit deklaron se ka identifikuar autorët e plagosjes së të 20-vjeçarit Elvis Meta që ndodhi ditën e sotme.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për dy adoleshentë dhe një 46-vjeçar të cilët janë shpallur në kërkim pas plagosjes me thikë të 20-vjeçarit. Nuk dihet ende se cili ka qenë motivi i konfliktit mes të riut dhe autorëve, ndërsa policia po heton mbi ngjarjen.

plagosje ne durres

Informacion paraprak
Më datë 23.05.2018 , rreth orës 14:00, në lagjen Nr.18 Durrës është plagosur me thikë shtetasi E. M. 20 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Më të martë njoftim është ngritur grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, shtetasit G.GJ., 18 vjeç, G.R., 17 vjeç dhe A.LL. 46 vjeç, banues në Durrës, të cilët janë shpallur në kërkim. Po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: