Një ditë pas intervistës së Encës ku foli për arritjet e saj duke përmendur dhe marrëveshjen me ‘Universal Music’ si pjesë të suksesit të saj dhe të askujt tjetër. Reperi Noizy ka reguar ashpër në Instagram duke përjashtuar Encën nga grupi OTR. Noizy shkruan se Encën nuk e njihte askush më përpara dhe arriti të bëhej e njohur falë OTR. Po pas këtij postimi ka reaguar sërish Enca ku shkruan se nuk pështyn në pjatën ku ka ngrënë, madje i ka kërkuar takim personalisht Noizy-t për t’u sqaruar.

Postimi i Noizy-t në Instagram:
Hajdutet kam arsye qe vjedhin. Ai qe vret ka 1 arsye te fort qe vendos te vrase, gjithashtu edhe ai qe gënjen ka arsyet e veta kuptohet, Por te jesh mos mirënjohës se kuptoj.
E kuptoj qe ti don tu tregosh njerëzve me këmbëngulje qe je self made, Por te gjithë e din se kush te beri, te gjithë e din kush ishe kur ishe vetëm, dhe te gjithë e dine se kush u bere kur u bashkove me OTR, kshuqe ate self made shko thuaja dikujt tjetër jo neve. Nuk esht turp te thuash qe me ka ndihmuar grupi, sepse don zdon ti jemi grupi ma i suksesshëm ne shqiptari, ishe a nuk ishe ti asgjë nuk do ndryshoj,
Ti dhe “stafi” keni hyr ne universal me forcat tua? cili staff? Shoferi makinës? Apo make up artist!? Mos harro se as nuk te njihnin dhe u desht te bisedoja 30 min me to për ty dhe qe vendosem te japim 1 shans, dhe gjithë kjo bisede është inxhizuar për prova.
Shko thirr gazetaret prapë dhe jep intervistë te sakte, pa rrena, se ske arsye. Deri atëherë je jashtë grupit OTR.
REPLIKAT
zin-zin-encaenca-reagim
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: