TIRANE– Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu është qëlluar me grusht në fytyrë nga një person tek çadra para kryeministrisë ku po zhvillon protestën opozita. Policia ka shoqeruar Flamur Pirraci, 34 vjeç banues në Tiranë si autorin e dyshuar që ka qëlluar Spahiun.

Burime nga policia bëjnë me dije për ‘BalkanWeb’ se 34-vjeçari i ka thënë Spahiut ‘Mos e shaj kryeministrin’. Ai u arrestua teksa largohej nga çadra.

NJOFTIMI I POLICISE
Shoqërohet ne komisariatin e policisë nr. 1 shtetasi Flamur Pirraci, 34 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me grusht shtetasin Kreshnik Spahiu gjate tubimit qe po zhvillohet pranë kryeministrisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb