Ai është bërë shpej subjekt lajmesh për deklaratat e forta deri në fyerje. Që në nisje të vlerësimit, Robert Aliaj, pjesë e jurisë në emisionin “Dance with me” nuk i kurseu kritikat ndaj Fjori Dardhës duke i thënë se “kërcimi i saj ngjante me një azil pleqsh”.

Reagimi i prezantueses ka qenë i menjëhershëm. Që në emisionin e kaluar, Fiori Dardha kishte fiksuar etiketimin si “gazetare mediokre” nga Robert Aliaj, që më pasi i ishte rrëfyer se nuk e kishte parë kurrë në ekran.

Duke qenë e përgatitur për sulmin e Robert Aliaj ajo nisi të flasë menjëherë duke thënë se nuk i pranonte ofendimet e tij. Fiori vazhdoi me ironinë se “francezët” nuk i kuptonin dot shqiptarët, duke iu referuar Aliajt.

Ky i fundit ka shkuar më tej duke e quajtur “llafazane” dhe shembull të xhihadit mediatik shqiptar. Televizionet, sipas Robert Aliajt duhet të nisin të bëjnë kurse dhe “workshop” për gazetarët e tyre në mënyrë që gazetarët të rriten profesionalisht.

Sherri mund të vazhdonte gjithë natën nëse Fiori Dardha nuk do ta kishte mbyllur me batutën: “Ta lëmë me kaq se unë protagonizmin e kam cdo natë, ti një herë në javë e ke protagonizmin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb