Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Plas sherri në spitalin e Elbasanit, qytetarët të irrituar: “Po tallin tr*** me ne, turp (VIDEO)

spitali-elbasan_1505912113-6544043

ELBASAN- “Sa është operuar, lëreni të hyjë se është shtrirë”. Lutjet e këtyre familjarëve në Elbasan që duan të vizitojnë në pavjonin e Patologjisë një të afërmen e tyre të fiksohen gjatë në mendje, por me sa duket askush nuk i lejon brenda.

Në një video të publikuar nga JOQ, qytetari që denoncon rastin shprehet se familjarët bashkë me pacientin e operuar janë këshilluar të shkojnë në ambulancë.

Ndodhemi në Elbasan tek Patologjia, kjo është shëndetësia falas. Turp! Nuk i lejojnë as të sëmurët që të hyjnë brenda. Nuk të lënë të bësh një vizitë te doktori aty, na thonë shko të ambulanca, atje s’ka asnjë doktor dhe duhet të presim deri në 12 kur të shkojë doktori në ambulancë. Po tallin tra*n, turp për ne që jetojmë në këtë vend dhe i durojmë këto poshtërsi, në një kohë kur sigurimet i paguajmë 1 për 1 dhe s’marrim asgjë“,- thotë qytetari.

Më poshtë video nga momentet e përplasjes:

(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

  • Se je injorant ti nuk ta ka fajin shendetesia. Informohu si funksionon, ku duhet te ikesh si fillim, ku per urgjence, cfare dokumentash duhen ne menyre qe kur te ndodhe problemi, mos sorollatesh si llokober pa busull. tung

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .