BEOGRAD- Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç e cilësoi platformën e qeverisë së Kosovës për dialogun me Beogradin një letër pa asnjë rëndësi.

“Munden ata të miratojnë çfarë të duan, kjo është një letër për përdorim të brendshëm që mund ta vendosin në derën e qeverisë në Prishtinë si gazetat ditore”, tha Daçiç, për televizionin publik serb, RTS.

“Ne e dimë çfarë ata dëshirojnë që nga fillimi dhe pikërisht për këtë po flasim”, tha Daçiç.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës miratoi të enjten platformën për fazën finale të dialogut me Serbinë në Bruksel. Ndaj platformës reagoi edhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: