Michel Platini në një intervistë për gazetën franceze “Le Monde”, ka hedhur akuza ndaj ish-presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter. Të dy, Platini dhe Blatter u ndaluan nga FIFA, pasi u zbulua se Blatter kishte autorizuar një pagesë jo-kontratë në vlerë prej 1.3 milionë euro për Platinin në vitin 2011. Ky dënim ishte shkaku i humbjes së postit presidencial për Blatter dhe Platini në UEFA e FIFA. Në një intervistë të parën që nga dënimi, Platini thotë se ai beson se një nga këshilltarët më të afërt të Blatter informoi prokurorët në lidhje me pagesën.
“Unë nuk e di çfarë kam bërë gabim. Nuk duhet besuar gjithmonë çfarë thotë Blatter. Ai është një kafshë e jashtëzakonshme politike. Në fund, ai u mundua të shpëtojë vetëm lëkurën e tij. Ai nuk ka mbrojtur askënd tjetër, madje as mua”, ka thënë Platini.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb