TIRANE– Presidenti Ilir Meta nuk i ka dhënë plotfuqishmërinë ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, për fillimin zyrtar të negociatave me Greqinë. Përmes një letre drejtuar kryeministrit Rama dhe ministrit Bushati, Kreu i Shtetit i ka kërkuar informacione shtesë mbi grupin negociator dhe detaje nga bisedimet.

Në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka komentuar qëndrimin e Presidentit Meta. Ai tha se transparenca për këtë proces është shumë e rëndësishme.

“Presidenti është në tagrin e vet që të njohë negociatorët, të gjithë ne e duam ta kemi këtë informacion. Po kështu duhet të ketë dijeni për bisedimet dhe negociatat. Është me shumë rëndësi të ketë transparencë për këtë proces”, u shpreh Idrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb