Selia e fushatës së Hillary Clinton në Bruklin është evakuuar për shkak të zbulimit të një pluhuri të bardhë në një zarf, i cili është dërguar të premten në zyrën e Manhatanit të Clinton, ku është hapur në orën 17:00 nga dy stazhistë.

Këta të fundit e kanë dërguar pastaj në selinë e fushatës në Bruklin. Policia bën me dije se katër persona janë ekspozuar nga pluhuri i bardhë.

Substanca pastaj rezultoi jo e rrezikshme, ndonëse priten analiza të tjera. Policia e Nju Jorkut ka hapur menjëherë një hetim lidhur me rastin.

“Pluhuri nuk është i rrezikshëm. Hetimet paraprake kanë verifikuar që testi ka dalë negativ sa u takon substancave të rrezikshme”, kanë shpjeguar krerë të policisë, duke saktësuar që Departamenti i Shëndetit po zhvillon hetime për të përcaktuar natyrën e substancës.

“Për momentin mund të përjashtojmë faktin që pluhuri ka pasur natyrë të dëmshme apo vdekjeprurëse”, kanë thënë zyrtarët policorë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: