MILANO- Një 21-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri jashtë një klubi në Itali. Mësohet se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22:00 në Bollate të Milanos.

‘Ansa.it’ shkruan se plumbi e ka prekur të riun në fytyrë, duke i shkaktuar atij thyerje të dhëmbëve, nofullën dhe dëmtime në gjuhë. Pavarësisht këtyre plagëve, -gjendja e shqiptarit paraqitet jashtë rrezikut për jetën, pasi iu nënshtrua dhe një operacioni- pohuan mjekët në spitalin e Niguarda-s.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimin dhe kapjen e autorit. Të njëjtat burime theksojnë se 21-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, kishte precedentë të mëparshëm penale.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb