Mohamed Salah është shkëputur me +5 gola nga Harry Kane dhe me shumë mundësi në fund të sezonit do të shpallet golashënuesi i ‘Premier League’, por pavarësisht këtij fakti dhe shumës që u ble, ish-futbollisti i Liverpool, Charlie Adam, pretendon se egjiptiani nuk do të mund të luante si titullar as te Real Madrid e as te Barcelona.

“Ku do të shkojë ai? Është e vështirë. A do të ketë hapësira te Real Madrid? Do të ketë hapësira te Barcelona? Nuk mendoj kështu,”- shprehet Adam për talkSPORT.

“Mendoj se ai do të qëndrojë te Liverpool. Për momentin Liverpool është në vend të tretë të Premier League, 18 pikë larg vendit të parë Manchester City.”

Gjithsesi, Adam beson se skuadra e Klopp është e aftë të fitojë kampionatin në të ardhmen e afërt nëse bëjnë disa blerje të mira.

“Ata janë të aftë ta fitojnë kampionatin, këtë e besoj me bindje. Duhet të blejnë një apo dy lojtarë të tjerë cilësorë dhe do të luftojnë për titullin.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb