ATHINË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë ku ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur 4 të tjerë. Sipas mediave greke, një makinë “Volkswagen” që drejtohej nga një shtetas shqiptar rreth orës 8:20 mori përpara njerëzit që ishin duke pritur në një stacion autobusi, duke lënë te vdekur një 65-vjeçar dhe 4 të tjerë të plagosur.

Mes të plagosurve, është vetë drejtuesi edhe vajza 9-vjeçare e shqiptarit e cila nuk ishte e lidhur me rripin e sigurisë por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

aksidenti Athine 3

“Pashë viktimën e bllokuar midis kolonës dhe makinës”, tha një grua dëshmitare e ngjarjes vetëm disa minuta pas aksidentit, shkruan protothema.gr.

Kryebashkiaku duke folur për Prothothema e ka quajtur të pashpjegueshëm aksidentin, duke shtuar se rruga është e drejtë dhe nuk ka kthesa.

aksidenti athine 2

“U përplasëm”, bërtiste vajza shqiptare pas aksidentit teksa e transportuan me urgjencë drejt spitalit. Ajo ka teguar se i ati po e çonte në shkollë kur ndodhu aksidenti.
Dëshmitarët në vendngjarje thanë se u plagos lehtë edhe një 78-vjeçar, i cili po priste në trotuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb