Ai është prurja më e re e labelit “On Records” ndërsa ka korrur sukses me hitet “A p’e din qysh” apo “Gang gang”.

Bëhet fjalë për reperin Fero i cili numëron edhe bashkëpunime me Kidën apo Baby G.

Mirëpo reperi është ndeshur me një situatë aspak të këndshme mbrëmjen e djeshme pasi është dhunuar nga katër persona.

Mediat kosovare raportojnë se ngjarja ka ndodhur pranë një qendër tregtare në Prishtinë, kur reperi ishte duke dalë nga një kinema dhe po shoqërohej nga një djalë dhe një vajzë.

Atyre u ka bërë pritë një makinë me katër persona të paidentifikuar dhe persona që janë ende të paidentifikuar kanë nisur ta ofendojnë.

Ndonëse këngëtari ka tentuar të largohet ata e kanë kapur dhe kanë nisur ta rrahin, ndërkohë që njëri prej tyre e kërcënonte me armë.

Dëshmitarë në vendngjarje kanë bërë të ditur se reperi ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa është thyer edhe një derë e qendrës tregtare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: