Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Po mungoi do ia marrim ministrave”, Rama dhe stafi dhurojnë gjak: Balancojmë idenë që ia pimë popullit

rama-gjak (1)

TIRANE-Pak minuta pasi bëri apel për dhurimin e gjakut nga ministrat dhe deputetët, kryeministri Edi Rama dhe stafi i tij kanë dhuruar gjak në ambientet e Kryeministrisë. Rama tha se dhurimi i gjakut është një akt sensibilizues për shpëtimin e jetës.

“Është një akt sensibizimi për shpëtimin e jetës. Është një situatë e vështirë për fëmijët që kërkojnë gjak. Taulant Balla do organizojë një seancë dhurimi gjaku të deputetëve, pasi balancon atë idenë që ne ‘pimë gjak’ prandaj duhet të japim gjak. Duke parë sa gjak mungon në fund do ia marrim cdo ministri për të plotësuar detyrimet e PS për institutin e dhurimit të gjakut”- tha Rama.

Kujtojmë se në fund të mbledhjes së grupit parlamentar, Rama iu kërkoi deputetëve dhe ministrave të dhurojnë gjak duke përdorur edhe një batutë, ‘për të balancuar idenë që ne pimë gjak’.

(d.d/BalkanWeb)


Komente ( 7 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.