BARI- Udhëtonte drejt Shqipërisë me 193 mijë euro në valixhe por ndalohet në portin e Barit.
Mësohet se një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit për arsye hetimore ende nuk është bërë i ditur është ndaluar nga Policia Kufitare e Barit, pak para se të hynte në traget.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari kishte me vete një shumë të palejuar, nga 10 mijë euro që e cakton ligji.

Ndërkohë, ai është pyetur nga oficerët e policisë Financiare të Barit dhe agjentët e Doganës në lidhje me burimin e të ardhurave të tij. Sakaq, vijojnë hetimet në lidhje me këtë rast.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: