Imami i Xhamisë së Tabakëve Elvis Naçi është shprehur gjatë një deklarate se  arsyeja e tradhtisë bashkëshortore është femra e cila nuk i jep hakun burrit gjatë natës, ose nuk i kushton rëndësi pamjes fizike për t’i pëlqyer burrit dhe ai shkon e sheh gratë jashtë shtëpisë. Por pas kësaj deklarate që është shpërndarë masivisht në internet, Imami është tërhequr duke postuar një tjetër video ku shprehet se gruaja është për burrin parajsa në tokë. Ai këshillon burrat t’i duan familjet dhe gratë e tyre dhe t’iu përkushtohen.

“Të nderuar vëllezër dhe motra kemi nevojë si shqiptarë të jemi më të bashkuar se kurrë, përçarja dhe nxitja e urrejtjes nuk i shërben askujt, si detyrim moral kam sqarimin e qartë të videos që u keqkuptua nga disa dëgjues! Shpërndajeni ta dëgjojnë të gjithë!”, shkruan ai.

DEKLARATA E PARË

“Sot familja po tradhtohet, e di pse? Ka thënë femra duhet t’i ketë parasysh tre gjëra. Femra, femra! Femra sot sa bën fëmijën e parë e sheh burrin një herë në muaj. E dini pse ndodhin tradhtitë sot, pse po prishet familja shkoni në gjykatë, dy elementë janë tradhtia dhe ekonomia. Ka thënë bashkëshorte e vërtetë që e ruan familjen, që e ka me merak familjen por edhe që kupton, se nganjëherë edhe nuk kuptojnë kur e shikon bashkëshorti gëzohet. Çfarë do të thotë? E para e pret me kënaqësi, a vjen në shtëpi, a e takon? E para e pret me selam, e pret me buzëqeshje dhe e pret në formën më të bukur. Në qoftë se ti hyn bashkëshorti dhe je duke bërë gjellën dhe ashtu siç ke qenë prej gjumi, e pret burrin do hapë sytë tek gratë e huaja. Mos e diskuto, këtë femrat myslimane s’po e kuptojnë sot. Hadithi ka thënë nqs. Do të afrohet bashkëshorti tek bashkëshortja dhe ajo nuk afrohet, engjëjt e mallkojnë deri në mëngjes në qoftë se bashkëshorti është hidhëruar.
Dëgjoji këto perla të mëdha dhe kuptoji se po ta kapësh jashtë konkteksti thua ç’është kjo punë kështu. Thua është diskriminim për femrën. Jo mor jo, duhet femra të jetë e rregullt në raport me bashkëshortin në fiziologji që mos të vuajë shoqëria nga imoraliteti. Prandaj dhe engjëjt që nuk e duan imoralitetin në shoqëri mallkojnë atë femër që s’i jep hakun bashkëshortit gjatë natës. Femra duhet të ketë kujdes, duhet të bëjë gjithë teorinë e saktë që bashkëshorti të mos hapë sytë jashtë shtëpie. Duhet t’i zbukurohet, duhet të jetë afër tij. Në qoftë se bashkëshorten e sheh një herë në muaj ka mbaruar familja vetë. Ka shkuar një femër 150 kile, ah mbaroi familja. Eh se kam mbajt veten këto kohë. E mirë se ke femra që e mbajnë veten jashtë familjes mos u mërzit. Se, se ka të vështirë me të tradhtu, sot mo është bërë e lehtë fare. Këto kohë, u bëra këto dy vjet sa kam lind fëmijë, se kam më merakun, njëherë s’u zbukurova, vetëm kur kam shkuar në dasmë atë natë, të gjithë më thonin si qenke bërë sot. Ça martese është kjo, ça vlere ka kjo, ça është kjo familje. Bashkëshortja, thotë patjetër kur e shikon kënaqet. Bëhet xhenet për ta qetësuar. Është e afërt me të në raportet fiziologjike. Kjo është një nga dramat që po ndodh në familjet islame. Shumica e atyre që nuk janë myslimanë kanë të dashura jashtë, sepse femra brenda familjes ja ka varur vetes. Edhe ai hap sytë jashtë. Kur kërkon diçka bashkëshorti, femra me zgjuarsinë e saj mundohet t’ia plotësojë. Femrat e mençura japin besim tek bashkëshorti. Femra e ruan moralin e saj, lënë besim tek bashkëshorti i saj.

DEKLARATA E DYTË
Çfarë thotë i madhi Zot për punën e bashkëshortëve, për punën e burrit dhe gruas?! I madhi Zot dëgjoi mjaltin e Kuranit dhe bëri që ju të qetësoheni tek bashkëshortet tuaja. Dhe krijoi midis çiftit dashuri dhe mëshirë. Ky është kushtrimi i Kuranit, të tjerat janë përralla. Kur i krijoi Zoti Ademin dhe Havanë, i çoi në Xhenet, i tha kënaquni e rehatohuni. Kur dolën nga xheneti, humbi xheneti, humbi rehatia, tha a e di ku qetësohesh o mashkull, o bashkëshort? Tek gruaja. Nga Xheneti i përjetshëm, ktheu femrën në Xhenet në këtë botë. Qetësohuni tek Xheneti i tokës që është një bashkëshorte e mirë. A pse kjo është femra në Islam, nuk rrihet femra? Jo, jo kjo është femra në Islam, Xheneti është nën këmbët e nënës, femra e barabartë me Xhenet. Tha kush i rrit tre vajza, i edukon, i marton shkon në Xhenet. Kjo është femra në Islam, të tjerat janë që i shton njeriu. Krijoi mes çiftit, dashuri dhe mëshirë. Në një ajet tjetër iu thotë bashkëshortëve, silluni me to me mirësi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: