TIRANE – Po afrojnë festat dhe duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm me kaloritë që merrni, sepse mund të përfundoni me shtim të kileve dhe s’do t’ju bëjnë fustanet.
Dietologët rekomandojnë që të mos përfundoni në mbipeshë, duhet të jeni më të vetëdijshëm për kaloritë merrni nga ushqimet që konsumoni.

Në një artikull të “ansa.it”, nënvizohet se “një pjesë prej 125 g tortë ‘klasike’ përmban 416 kilokalori (kcal)”, një pjatë spageti me vongole (408 kcal), më shumë se një kotoletë mish viçi (327 kcal).

Ekspertët tregojnë se sheqernat e thjeshta të konsumuara nga personat shkojnë përtej limitit rekomanduar nga OBSH-ja që është nën 10 për qind të kalorive të nevojshme, që korrespondon me më pak se dy lugë sheqer shkruan Shije.

“Përdorimi i tepruar i sheqerit favorizon zhvillimin e diabetit dhe obezitetit, sëmundje që lidhen edhe me problemet e zemrës,” – shpjegon Michela Barichella, mjeku i “Clinical Nutrition Gaetano Pini”, në Milano.

Ndërsa me tortën e çokollatës një person merr 511 kcal, një më shumë se panetone klasik “Pandoro” (510). Dhe në qoftë se shtoni krem mascarpone, për 100 gram krem shtohen 371 kcal.

Për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe mbipeshës, sipas ekspertëve, “është e rëndësishme që të ndiqet dieta mesdhetare, në mënyrë që të shmanget konsumi i shumë sheqernave, të pranishme në sasi të mëdha tek ëmbëlsirat, veçanërisht ato që hahen gjatë ditëve të festive”.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb