Të mërkurën Tottenham u eliminua nga “Champions League” pasi Juventus i shënoi në dy raste duke marrë fitoren e nevojshme që i kualifikoi ata në fazën çerekfinale.

Trajneri i anglezë, mauricio Pochetino, është rikthyer të flasë edhe një herë për sfidën. Argjentinasi drejton gishtin nga gjyqtari duke e akuzuar për vendime të padrejta, por shton se kjo erdhi si shkak i presionit që Juventus ushtroi te ai.

“Ishte Agnelli, Marotta dhe persona të tjerë. E pashë në pjesën e parë sesi vendosën nën presion gjyqtarin e takimit. Në fund të kësaj pjese ishin dy 11-metërsha për prekje me dorë për ne, ndoshta ishte edhe ai i Vertonghen. Këto janë detaje, por që në fund vendosin shumë”, deklaroi ai.

Sipas trajnerit të Totenhem, kjo është kultura e Juventusit, nga e cila duhet të mësojnë.

“Janë specialistë dhe janë mësuar të fitojnë dhe vendosin nën presion gjyqtarin. Janë mësuar që në korridoret e stadiumit të kenë pronarin e tyre para dhe gjatë ndeshjes. Është një ekip ku e gjitha shoqëria bën gjithçka për të ndihmuar në fushë. Këto janë ndeshje të mëdha dhe Juventusi na dha një leksion, që duhet të mësojmë të luajmë jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj”, vijoi Pochettino.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb