Manchester United u shpall fitues i “EFL Cup” pas triumfit me Sauthhampton dhe një nga lojtarët kyç të këtij takimi ishte Zlatan Ibrahimoviç që realizoi dy gola.

Në një intervistë të pas ndeshjes, shoku i skuadrës së suedezit, francezi Paul Pogba, u pyet nga gazetarët për rëndësinë e Ibras në këtë takim dhe ai u përgjigj: “Për këtë arsye e ka blerë klubi”.

Të gjendur të dy para kamrave, Ibrahimoviç nuk priti gjatë për t’ju kundërpërgjigjur: “E blenë? Ata nuk më blenë, unë erdha si lojtar i lirë. Të kanë blerë ty, jo mua”, u shpreh Zlatan.

Sigurisht që këtë situatë Pogba do t’a kalonte vetëm me të qeshura.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb