Mesfushori francez Paul Pogba është shumë afër transferimit te Manchester United.

Në fakt për francezin ky pritet të jetë një rikthim, pasi ai vite më parë u largua nga United si lojtar i lirë për tu transferuar në Juventus.

Sipas medieve angleze dhe atyre italiane, Manchester United është pajtuar që të paguajë 135 milionë euro për Paul Pogban.

Kësisoj francezi pritet të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit duke kaluar dyshen Bale – Ronaldo.

Pogba pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Unitedin, ndërsa ai do të fitojë hiq më pak se 345 mijë euro në javë.

Paga vjetore e Pogbas do të jetë 16,500,000 milionë euro dhe kështu ylli i ri i Francës do të jetë ndër lojtarët më të paguar në botë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: