Paul Pogba tek Man.United është çështje orësh. Sipas të përditshmes franceze ‘E’Equipe’, mesfushori i Juves ndodhet në Los Anxhelos ku do të zhvillojë dhe vizitat mjekësore përpara se të transferohet nën urdhrat e Jose Mourinhos.

Juventus do të përfitojë 110 milionë euro plus disa miliona të tjerë të lidhura me bonuese të ndryshme. United do të paguaj gjithashtu komisionin për Mino Raiolan, menaxherin e lojtarit, një faturë totale e cila shkon në 130 milionë euro.

Në moshën 23-vjeçare, Pogba po bëhet gati të shndërrohet në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e futbollit, duke lënë pas Bale dhe Cristiano Ronaldo. Në të njëjtën kohë Mourinho është ngarkuar me një tjetër detyre, të zvogëlojë sa më shumë të jetë e mundur këtë shifër të çmendur.

Trajneri portugez ka përpiluar listën e tij të “zezë” me plotë 9 futbollist. I pari që pritet të largohet është Bastian Schweinsteiger i ndjekur nga Adam Januzaj, Andreas Pereira, Paddy McNair, James Wilson, Will Keane e Tyler Blackett. Con loro, Cameron Borthwick-Jackson dhe Tim Fosu-Mensah.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb