Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Pogradec, kamioni del nga rruga, humb jetën 24-vjeçari

policia naten

POGRADEC– Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes rreh orës 23:30 në afërsi të fshatit Slabinjë të Pogradecit, nga ku raportohet se ka dalë nga rruga mjeti kamion tip “Benz” me targa AA362KK, me drejtues shtetasin E.M, 24 vjeç, banues në fshatin Rëmenj-Pogradec. Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi i lartpërmendur, si edhe është plagosur pasagjeri i këtij mjeti shtetasi E.Z, 20 vjeç, banues në Pogradec, i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Pogradecit, do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia tej normave dhe terreni i vështirë.

(i.ç/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

  • And

    Po pse nuk thoni qe kamioni doli nga ruga se po ecte me lende drusore. Tani fadilese mer nga 20 000 leke te reja per cdo ruge edhe ky j shkreti nxitonte se i kish thene fadileja nxito

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.