POGRADEC– Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes rreh orës 23:30 në afërsi të fshatit Slabinjë të Pogradecit, nga ku raportohet se ka dalë nga rruga mjeti kamion tip “Benz” me targa AA362KK, me drejtues shtetasin E.M, 24 vjeç, banues në fshatin Rëmenj-Pogradec. Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi i lartpërmendur, si edhe është plagosur pasagjeri i këtij mjeti shtetasi E.Z, 20 vjeç, banues në Pogradec, i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Pogradecit, do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia tej normave dhe terreni i vështirë.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb