Policia e kryeqytetit në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshtë 2017” ka arrestuar Kristaq Sinën, 34 vjeç, pronarin e një kazinoje në rrugën “Mikel Maruli”, i cili brenda ambjenteve të biznesit të tij ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit, gjatë të cilave konsdumohej edhe kokainë.

Sipas të dhënave të policisë, ky i fundit ka qënë i dënuar edhe më parë për veprën penale “Armbajtje pa leje”.

Gjatë kontrollit në ambjentet e kazinosë së tij, policia sekuestroi 3 tavolina pokeri, 3 doza kokaine, 30 fisha për organizim lojërash fati, enë për përdorimin e lëndës narkotike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit Kristaq Sina, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhim dhe shitje të lëndës narkotike”, “Organizim i pa lejuar i lojërave të fatit” dhe “Vënia në dispozicion të lokaleva për lojëra të palejuara”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: