Të mbjellësh pemë në Tiranë nuk është më vetëm një detyrë e bashkisë dhe institucioneve të tjera në varësi të saj, por edhe një angazhim qytetar.

Më së pari e atyre figurave publike që në këto tre muaj kanë qenë të shumtë dhe që kanë dhënë shembullin për qytetarët e tjerë duke iu bashkuar aksionit të mbjelljeve në Tiranë. I fundit që ka ndjerë përgjegjësinë qytetare ka qenë “polici i portokallisë”, Florjan Binaj, i cili i ndihmuar edhe nga dy punonjës të ndërmarrjeve të bashkisë ka mbjellë dy pemë të reja në rrugën “Mine Peza” duke zëvendësuar dy të vjetra. Është vet Flori ai që ka postuar disa foto nga ky moment, i cili nuk ka lënë pa falënderuar edhe bashkëpunëtorët e tij në këtë mbjellje.

“2 pemë Panje dhuratë për qytetin tek rruga Mine Peza. Hoqëm 2 pemë kalbura për t’ia lenë vendin 2 pemëve të reja. Faleminderit për ndihmën në heqjen e pemëve të kalbura punëtorëve të gjelbërimit të Bashkisë!??”, shkruan Florjan Binaj.
florian binaj 2

thumbnail_florian binaj1

thumbnail_florian binaj
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: