TIRANE – Policia e Shtetit, në bashkëpunim me OSHEE, kanë vijuar edhe sot punën e përbashkët në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të Policisë, në të gjithë vendin kanë vepruar 100 grupe të përbashkëta Polici–OSHEE. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 21 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 21 autorë. Nga këta janë arrestuar në flagrancë 16 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe për shpërdorim të detyrës.

Mësohet janë arrestuar për shpërdorim të detyrës dy punonjës të OSHEE-së, 1 inxhinier në qarkun Dibër dhe 1 faturist në qarkun Elbasan. Janë shpallur në kërkim 3 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 2 persona të tjerë. Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 1.673 raste, si dhe janë ndërprerë 956 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentve debitorë. Po gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 111 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: